22 Janar 2021

Komisioni shpreh indinjatën për mos pjesëmarrjen e ministrit Zemaj në raport

Prishtinë, 1 dhjetor - Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kryesuar nga Albena Reshitaj, kryetare, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi lidhur me situatën me pandeminë COVID-19 në vend dhe në fund të diskutimeve, doli me disa rekomandime.

Komisioni shpreh indinjatën për mos pjesëmarrjen e ministrit Armend Zemaj në mbledhjen e komisionit, për të raportuar për situatën aktuale me COVID 19.

Komisioni po ashtu kërkon nga Bordi i SHSKUK-së të rishqyrtojë vendimin e pezullimit të ambulancave specialistike dhe rikthimin e ofrimit të shërbimeve në këto klinika;

Komisioni njëherit kërkon rritjen e nivelit të organizimit për ofrimin e shërbimeve të plota shëndetësore në klinikat COVID, të formuara me vendim të bordit të SHSKUK-së;

Komisioni kërkon që të bëhet përfshirja e plotë në pagesat shtesë për të gjithë stafin mbështetës, përfshirë punëtorët e sigurimit dhe të pastrimit, të cilët tash e tetë muaj janë duke dhënë kontributin e tyre, në përballje me COVID 19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)