21 Shtator 2018

KOMF reagon për mos votimin e amendamentit për vitin 2018

Prishtinë, 29 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, me keqardhje ka pritur lajmin për mos votimin e amendamentit për Projektligjin për Buxhetin për vitin 2018 që parashihte ndarjen e 739 mijë euro si nënprogram nën kodin buxhetor 208, për pagesën e personelit profesional për të gjitha institucionet edukativo arsimore të sistemit parauniversitar në Kosovë, konkrektisht mjetet për 50 asistentë për fëmijët më aftësi të kufizuara dhe 100 psikologë - pedagogë në shkolla.

KOMF ka zhvilluar konsultim të gjërë me organizatat anëtare të specializuara të fushës dhe deklaron që mos votimi i këtij amandamenti do të prodhojë stagnim dhe mos avancim të sistemit arsimor gjithëpërfshirës për fëmijët.

Mos votimi i këtij amandamenti nga deputetet e Republikës së Kosovës, është në kundërshtim të plotë më interesin më të mirë të fëmijëve, Konventën për të Drejtat e Fëmijës[1], Kushtetutën e Republikës së Kosovës[2] dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar.

Konkretisht, Ligji për Arsimin Paraunivesitar garanton gjithëpërfshirjen, shërbimet efektive, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor dhe social. Po i njejti ligj, përcakton “Personelin profesional jomësimdhënës”.

KOMF konsideron se për asnjë arsye, qoftë ajo financiare apo organizative, arsimimi cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuara nuk duhet të mohohet. Në këtë mënyrë fëmijëve me aftësi të kufizuara po iu rrezikohet e drejta e tyre themelore për arsim cilësor. Për më tepër, mos ofrimi i kushteve për arsimin për fëmijët  më aftësi të kufizuara rritë stigmatizimin e fëmijëve duke vështirësuar apo pamundësuar qasjen dhe ri integrimin e tyre në shoqëri.

KOMF bën thirrje që në rishikimin e buxhetit për vitin 2018 të përfshihet dhe votohet ky propozim në mënyrë që të përmbushet obligimi shtetëror në mbrojtje të fëmijëve.

KOMF ju bën poashtu thirrje MASHT, komunave, institucioneve arsimore dhe organeve të tjera relevante, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, që të planifikojnë dhe ofrojnë arsimin gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët në Republikën e Kosovës për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor dhe social.

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)