22 Shkurt 2019

KOMF promovon gjidhënien për një jetë të shëndetshme për fëmijën

Prishtinë, 5 tetor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i cili përfaqëson 27 organizata jo qeveritare, me rastin e javës dedikuar ushqyerjes me qumësht gjiri të fëmijëve, apelon për vetëdijësim dhe promovim të vazhdueshëm të gjidhënies si një nga faktorët më thelbësor që i kontribuon shëndetit dhe mirëqenies së fëmijës.

Të ushqyerit e fëmijëve me qumësht gjiri rrit mundësitë e tyre për mbijetesë, siguron rritje dhe zhvillim optimal, posaçërisht në dritaren kritike nga lindja e deri në moshën 2 vjeçare. Ushqyerja me qumësht gjiri konsiderohet të jetë nxitësi i vetëm e më efektiv i sistemit imunitar të fëmijës.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 45% e të posalindurve në Kosovë ushqehen me gji brenda orës së parë pas lindjes ndërkohë që më shumë se katër të pestat (86%) ushqehen me gji brenda ditës së parë pas lindjes.

Fatkeqësisht të ushqyerit vetëm me gji është prevalent për vetëm 40% të fëmijëve nën moshën 6 muajsh.

Shumë nëna në Kosovë nuk e fillojnë të ushqyerit me gji mjaftueshëm herët, apo nuk i ushqejnë fëmijët e tyre vetëm (ekskluzivisht) me gji për 6 muajt e rekomanduar apo ndalojnë të ushqyerit me gji shumë herët. Shpeshherë për shkak të informimit jo të mirë, nënat kanë tendenca për të kaluar në qumësht formulë, i cili mund të ndikojë në kufizim të rritjes dhe kequshqyerje me lëndë mikro ushqyese. Kjo gjë mund të jetë e pasigurt nëse kushtet higjienike, përfshirë ujin e pijshëm, nuk janë në nivel.

Organizatat udhëheqëse në shëndetësi, vendore e ndërkombëtare, rekomandojnë që foshnjat të ushqehen me gji brenda orës së parë të lindjes dhe të ushqehen vetëm me gji gjatë 6 muajve të parë të jetës.

KOMF bën thirrje për të mbështetur praktikën e gjidhënies si dhe promovon gjidhënien për një jetë të shëndetshme për fëmijën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të​ takohet me Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avdiu (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 8:30)

-  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe Drejtori gjeneral i kompanisë Jetro Vjenë, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë Gjirafa. (Kompania Gjirafa, Dragodan, ora 9:30)

- Let’s Do It do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Oden e Gjelbër Ekonomike te Amerikës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi do të vizitojë Palestrën e Sportit, ku do të shohë punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet debati publik me temën 'Transparenca e punës së komunës së Graçanicës'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojn ngjarjen për projektin KosLift i cili ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 student të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon. (Residenca Norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori do të vizitojë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, dhe “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë për të përcjellë mbarëvajtjen e garës. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa sera në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:40)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës kanë kënaqësinë organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Armata, ora  17:00)