16 Gusht 2018

KOMF: Kosova të rrisë përpjekjet në mbrojtjen e fëmijëve

Prishtinë, 1 qershor - Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, adreson rekomandimet kryesore të dala nga Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës për fushat më kritike të cilat kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.

Indeksi ka vlerësuar pesë dimensione të veprimeve të Kosovës që i referohen mbrojtjes së fëmijës. Këto pesë dimensione janë: politikat dhe ligjet, shërbimet, kapaciteti, koordinimi dhe llogaridhënia.

Indeksi vë në pah se Kosova ka një boshllëk të madh mes legjislacionit të miratuar dhe zbatimit të tij.

Tashmë Kosova duhet të zbatojë legjislacionin dhe të sigurojë burimet adekuate përmes së cilave do të fuqizojë sistemin e mbrojtjes së fëmijëve. Kosova duhet të bëjë investime financiare për të ndërtuar kapacitetet që do të mbyllnin hendekun midis legjislacionit dhe zbatimit të tij.

Rekomandimet e përgjithshme:

- Sigurimi i financimit të qëndrueshëm dhe adekuat për shërbimet sociale në Kosovë përmes ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-049 për Financat e Pushtetit Lokal dhe krijimin e një Granti Specifik për Shërbime Sociale;


- Miratimi i standardeve financiare në harmoni me standardet e cilësisë;


- Operacionalizimi dhe fuqizimi i mekanizmave koordinues në nivel qendror si dhe shkrirja e mekanizmave koordinues për mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal, në një mekanizëm;


- Krijimi i mekanizmave të jashtëm dhe të pavarur të inspektimit për të shqyrtuar cilësinë e shërbimeve të ofruara (private e publike) dhe për të administruar licencimin;


- Planifikimi dhe zbatimi i procesit të licencimit të detyrueshëm për shërbimet publike të ofruara nga QPS ose autoritetet e tjera publike;


- Sigurimi i proceseve për pjesëmarrjen e fëmijëve në çdo proces vendimmarrës për fëmijët;


- Hapja e një linje të re telefonike pa pagesë, të dizajnuar me dhe për fëmijët. Shërbimi duhet të pranojë telefonatat dhe të ofrojë mbështetje, këshillim për fëmijët në situata të dhunës, abuzimit, neglizhimit,     abuzimit me substanca narkotike, trafikimit dhe formave të tjera të shfrytëzimit;


- Hulumtimi dhe grumbullimi i të dhënave duhet të konsolidohen për të përcaktuar numrin e fëmijëve për secilën komunë, numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, fëmijët e përfshirë në punë, fëmijët viktima të abuzimit me narkotikë etj.

Përderisa, fushat kritike të cilat Kosova ka treguar rezultate të dobëta dhe indeksi rekomandon që duhet të ndërmerren veprime urgjente janë: mbrojtja e fëmijëve me aftësi të kufizuara, mbrojtja e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda dhe mbrojtja e fëmijëve viktima të abuzimit me substanca narkotike.

Presim që qeveria, komunat, donatorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të mund të përdorin rekomandimet nga Indeksi në rritjen e ofrimit të shërbimeve, kapacitetit institucional, koordinimit dhe llogaridhënies, për mbylljen e hendekut midis legjislacionit dhe zbatimit të tij.

Komunikatën e plotë si dhe rekomandimet për fushat specifike të mbrojtjes së fëmijës, mund ti gjeni në tre gjuhë, në dokumentet e bashkangjitura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)