22 Janar 2021

KOMF adreson propozimet për Projekt Kodin Civil

Prishtinë, 8 tetor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, Zyra e UNICEF në Kosovë, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, kanë adresuar drejt deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës propozimet për Projekt Kodin Civil, me qëllim rregullimin e kapitullit për mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdes prindëror.

Format e mbrojtjes së posaçme të fëmijëve pa përkujdes prindëror, siç janë kujdestaria, strehimi familjar, strehimi rezidencial dhe adoptimi, kanë nevojë për plotësime dhe ndryshime. Po ashtu nevoja për forma të reja të mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdes prindëror, sikurse Jetesa e Pavarur e Mbikëqyrur, është më se e domosdoshme.

Adoptimi si formë e mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdes prindëror përgjatë zbatimit të tij në praktikë ka hasur në shumë vështirësi. Më shqetësuese nga të gjitha mbeten afatet e pa përcaktuara ligjore, e si rrjedhojë vonesat në nxjerrjen e vendimeve për adoptim të cilat krijojnë rrethana që mund të cenojnë zhvillimin e fëmijëve në pritje të procedurave për adoptim. Po ashtu, legjislacioni aktual nuk definon llojet e strehimit familjar, nuk rregullon dhe nuk parasheh forma të mbrojtjes në lidhje me të drejtat dhe nevojat e fëmijëve që janë pa përkujdes prindëror dhe të cilët kanë nevojë për përkujdesje shtetërore të mëtejshme pas arritjes së moshës 18 vjeçare. Si shembull i cili duhet potencuar është kur fëmija pa përkujdes prindëror arrin moshën 18 vjeçare, sipas legjislacionit në fuqi duhet të largohet nga familja strehuese. Në pamundësi që fëmija të qëndrojë në familjen e njëjtë strehuese pas moshës 18 vjeçare, Organi i Kujdestarisë është i detyruar ta vendosë fëmijët në Institutin në Shtime, gjë që ndikon negativisht në mirëqenien e përgjithshme të fëmijës. Po ashtu çështje të ndërlidhura me strehimin rezidencial, e sidomos strehimin me bazë në komunitet për fëmijët pa përkujdes prindëror kanë nevojë të rregullohen tutje në Projekt Kodin Civil.

Me qëllim të hartimit të propozimeve për Projekt Kodin Civil, organizatat e lartshënuara kanë zhvilluar një seri konsultimesh publike për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç të shoqërisë civile dhe akterëve të institucioneve publike lidhur me hartimin e Projekt Kodit Civil, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve.

Këto konsultime kanë mundësuar sjelljen e diskutimeve në mes të akterëve kryesorë të fushës dhe kanë ofruar mundësi për ti dhënë zë pikëpamjeve të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe grupeve të interesit, duke hartuar kështu propozimet për mbrojtjen e fëmijëve pa përkujdes prindëror në kuadër të Projekt Kodit Civil.

Propozimet kanë për qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e situatës së fëmijëve pa përkujdes prindëror. Për më tepër, propozimet synojnë që të kemi një Kod Civil gjithëpërfshirës dhe sa me praktik dhe lehtë të zbatueshëm nga institucionet publike dhe organizatat tjera duke krijuar kështu mekanizma të fuqishëm në mbrojtjen e fëmijëve si dhe rritjen e llogaridhënies të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit.

Presim që deputetët e Republikës së Kosovës të përfshinë propozimet për rregullimin e mbrojtjes së fëmijëve pa përkujdes prindëror në kuadër të Projekt Kodit Civil. Jemi të hapur për të ofruar kontributin tonë në këtë proces duke ofruar ekspertizën profesionale dhe sqarime shtesë lidhur me propozimet e dërguara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)