30 Shtator 2020

Kmdlnj reagon ndaj çmimeve për testimet private

Prishtinë, 10 gusht - Ministria e Shëndetësisë ka certifikuar 33 institucione shëndetësore private për ta bërë testin anti Covid ndonëse ende nuk ka emra të institucioneve shëndetësore që kanë leje nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe para kësaj, disa institucione shëndetësore private kanë bërë teste për ata që për çështje biznesi, turizmi apo të tjera është dashur të shkojnë në vende ku kërkohen këto teste. 

Ministria e Shëndetësisë,  sipas vetdeklarimit brenda 24 orëve i bënë 400 deri 500 teste që është numër i vogël krahasuar me nevojat dhe kërkesat kurse Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka filluar të bëjë tekste serologjike e që numri është i kufizuar. Nëse informatat janë të sakta, testi anti COVID kushton 50 euro kurse ai serologjik, në institucionet shëndetësore private kushton 20 euro që në rrethanat e rënduara ekonomike kur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës lufton për të mbijetuar, kjo shumë është e papërballueshme. 

Ministria e Shëndetësisë,  ajo e Vitisë dhe kjo e Zemajt , kanë marrë mjete të konsiderueshme nga Buxheti i Kosovës dhe shumë donacione nga Bashkësia ndërkombëtare për luftë kundër pandemisë mirëpo krahasuar me vendet e rajonit, numri i të testuarve është minimal  në ndërkohë që numri i të infektuarve dhe viktimave është jashtëzakonisht i madh. KMDLNj ka reaguar disa herë për diskriminimin që iu bëhet qytetarëve gjatë testimit për COVID-19,  përfitojnë pa nevojë, pa rend dhe menjëherë politikanë dhe figura publike ndërsa ata që vërtetë kanë nevojë për testim të domosdoshëm dhe trajtim të menjëhershëm, mbase edhe vdesin duke pritur radhën. 

Tash, nëse ky çmim prej 50 eurosh është i vërtetë, kjo edhe më shumë do ta vështirësojë gjendjen e shtresave më të rrezikuara ndërsa këta që i kanë të gjitha mundësitë, duke përfituar pameritueshëm, vetëm sa ndikojnë në rritjen e numrit të të vdekurve. Fillimisht pezullimi i Udhëzimit Administrativ për çmimin e barnave që siguronte mundësi për shtresat e rrezikuara të blejnë barna e që përkohësisht u hoq dorë nga kjo dhe licencimi i institucioneve shëndetësore  private, me çmime të kripura, mund të jetë hyrje dhe mundësi për një korrupsion pandemik nëse nuk monitorohet, auditohet dhe hetohet në rast se ka dyshime për shpërdorime. 

KMDLNj është kundër diskriminimit flagrant që iu bëhet qytetarëve të Kosovës me ç'rast po rrezikohet shëndeti i pjesës dërrmuese të qytetarëve që e kanë shumë të nevojshme, në emër të mbrojtjes së një pakice, padrejtësisht të privilegjuar!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi pret në takim sportistet e verbër. (kabineti i Ministres, ora11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prizrenit do të pranojë një donacion me pajisje shkollore dhe tableta nga banka Raiffeisen, për fëmijët e familjeve me vështirësi ekonomike në komunën e Prizrenit. (Drejtoria Komunale të Arsimit në Prizren, ora 14:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)