22 Gusht 2019

Klinika e Urologjisë kryen mbi 400 operacione gjatë pjesës së parë të këtij viti

Prishtinë, 3 gusht - Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Sabit Mehmeti, thotë se në dy salla operative kryhen ndërhyrje kirurgjike, duke filluar prej intervenime të vogla  e deri te  ato më të nderlikuara dhe më  sfiduese.

"Duke marrë parasysh gamën e gjerë të operimeve të kryera me sukses te lartë, nevoja për dërgim të pacietëve jashtë vendit është relativisht e vogël. E gjithë kjo punë arrihet me ndihmën e pamohueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë me Klinikën e Anesteziologjisë", thotë Mehmeti.

Sipas raportit 6 mujor të punës, urologët kanë trajtuar me ESWL (aparaturë për thyerjen e gurëve në veshkë dhe ureter) 330 pacientë.

Brenda kësaj kohe, janë bërë më shumë se 600 ekzaminime endoskopike, 50 ekzaminime urodinamike, 30 aplikime të nefrostomave dhe 100 biopsi të prostatës.

Mehmeti, më tutje, thotë se hapja  e qendrës së re ambulantore  i ka dhënë mundësinë mjekëve të pranojnë numër më të madh të pacientëve.

"Me këto kushte të ofruara janë shumë të kënaqur, si pacientët, të cilët  pergëzojnë dhe falënderojnë çdo ditë  për shërbimet e ofruara , e poashtu  edhe personeli mjekësor", pohon Drejtori i Klinikës së Urologjisë.

Mjekët specialistë i janë përgjigjur kërkesës së 3523 pacientëve për kontrolle mjekësore në ambulancat specialistike, 500 raste më shumë në krahasim me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)