20 Prill 2024

Klinika e Onkologjisë në QKUK fillon shërbimin 24-orë

Prishtinë, 2 shkurt - Nga dita e sotme,  Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovë (QKUK) do të ofrojë shërbim 24-orësh për pacientët që kanë nevojë për trajtim onkologjik.

Për të  nisur zyrtarisht fillimin e punës 24-orësh,  prezentë ishin, Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së dhe profesionistë të Klinikës së Onkologjisë.

Me këtë rast,  Uran Ismali, Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, falënderoj stafin  për punën e jashtëzakonshme të cilët përkundër punës që bëjnë  nuk kënaqen me kaq, meqë  donë shërbime me të mira 24 orë për pacientët. 

Sipas tij, ky shërbim do të bëjë që pacientët të mos kërkojnë intervenime në spitale private dhe të mos  krijohet kosto e madhe për ta.

Ai tha se sapo është njoftuar nga drejtori i klinikë se 1 pacient që ka pasur të shkojë  në një  spital privat gjatë vikendit,   është përcaktuar për të marrë shërbimin  këtu në onkologji dhe  ditën e  nesërme  do ta marrë atë,  kjo është  masë direkte që ndikon në jetën e qytetarëve tanë.

Ministri Ismaili,  më tej  theksoi se do të përmirësojmë furnizimin me barna, material shpenzues, paisje dhe personel, pra   fillim që s’ka përfunduar dhe  me përkrahje stafit do arrihet të bëhet 24-orë shërbimi. 

Dr. Ekrem Hyseni, drejtor i Klinikës së Onkologjisë tha se nga sot Klinika e Onkologjisë do të ofroj shërbimin 24-orësh,  do të ketë më të lehtë të zbatojë protokollet  3 dhe 5 ditore të mjekimit të pacientëve me nevoja onkologjike.

 Sipas tij,  klinika do të ketë  mundësi të përcjellë  efektet anësore më mirë dhe gjatë vikendit, edhe pacientët e radioterapisë në mungesë të udhëtimit do të mund të qëndrojnë në klinikë.

Dr. Basri Sejdiu, UD. drejtor i përgjithshëm SHSKUK, tha se fillimi i punës 24-orë  në Klinikën e Onkologjisë është ditë e madhe për shëndetësinë e Kosovës, pacientët, por edhe për institucionin.  

Ai tha se tashmë kjo klinikë do të  ofrojë shërbime dhe gjatë vikendit dhe do jetë lehtësim për pacientët, përderisa pritet edhe në klinikat tjera të ketë 24-orë punë dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)