19 Prill 2024

Klinika e Gjinekologjisë me 8.115 lindje

Prishtinë, 16  tetor - Nga një janari i këtij viti e deri tani, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer 8.115 lindje, 30 % e tyre janë me prerje cezariane, ndërsa janë realizuar 4.645 operacione.

Këto të dhëna u prezantuan nga drejtoresha e kësaj klinike dr. Myrvete Paçarada, gjatë një takimi që pati me UD. Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.

Dr. Sejdiu, falënderoi drejtoreshën për punën dhe angazhimin e treguar, ndërkohë që i ofroi përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme për këtë klinikë.

UD. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, mori pjesë edhe në takimin e rregullt të pasdites me kolegjiumin profesional të kësaj klinike, ku u njoftua për së afërmi nga mjekët për punën, sfidat dhe të arriturat e kësaj klinike.

Dr. Sejdiu u tha të pranishmëve në kolegjium se do ta keni mbështetjen e plotë nga ana ime  si dhe të Ministrisë  së Shëndetësisë, si me furnizim me barna dhe material shpenzues poashtu edhe me gjëra tjera të nevojshme për realizimin e punëve të këtë klinikë.

Klinika e Gjinekologjisë ka gjithsej 286 punëtorë, prej tyre 42 specialistë dhe 49 specializantë, të cilët punojnë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)