15 Tetor 2019

Kirurgjia Torakale operon 50 pacientë me pajisjen bashkëkohore

Prishtinë, 23 maj - Pas pajisjes me skalperin ultrasonik nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, mjekët e Klinikës së Kirurgjisë Trokale,kanë operuar 50 pacientë, e që më parë ishin operuar me metoda klasike.

Përmes saj është rritur performanca profesionale, por kanë përfituar pacientët ngase gjatë ndërhyrjes ka pak gjakderdhje e dhimbje.

Njëkohësisht, është shkurtuar koha e operimit, është mundësuar  mbrojtja strukturave anatomike përreth dhe  gjatë prerjes në operacion

Një operacion i tillë jashtë vendit ka kushtuar 25 deri në 30 mijë euro, përderisa nga muaji shkurt,  kur është futur në punë kjo aparaturë, pacientët po e marrin shërbimin në klinikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)