20 Prill 2024

Kirurgjia Maksilofaciale shënon 28-vjetorin e themelimit

Prishtinë, 21 mars - Klinika e Kirurgjisë Maksilofaciale e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, sot ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj.  Në ceremoninë e themelimit kanë marrë pjesë personalitet ë rëndësishme nga  shëndetësia shqiptare, jeta shoqërore e politike. 

Me këtë rast, Prof.dr. Osman Sejfia, Drejtor i Klinikës, rikujtoi historikun  themelimit të kësaj klinike. Sipas tij,  Reparti i parë i Kirurgjisë Maksilofaciale në Kosovës, është hapur në Spitalin e Gjakovës më 1972 nga Dr. Jashar Dula, kurse ka funksionuar deri më 31.12.1982, përderisa specialisti  i parë i Kirurgjisë Maksilofaciale në Kosovës, ishte dr. Reshat Deva nga Mitrovica. 

Ai rikujtoi se në muajin mars të vitit 1983 ishte formuar Klinika e Kirurgjisë Maksilofaciale në Prishtinë. “ Klinika ka funksionuar në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës ndërsa kishte si qëllim të zhvilloi veprimtarinë shëndetësore, arsimore dhe kërkimore-shkencore”, tha dr. Sejfia.

Sipas tij, në fillimi u hasën shumë vështirësi, kurse 28 vjet pas themelit është bërë punë e madhe dhe kushtet  e punës janë përmirësuar dukshëm.

Në emër  të Ministrisë së Shëndetësisë, fjalë rasti mbajti dr. Ferid Agani, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, i cili fillimisht përgëzoi stafin e Klinikës  lidhur me 28-vjetorin e themelimit, duke theksuar se për këto vite të punës kjo Klinikë ka krijuar vlera  të mëdha shkencore dhe figura të rëndësishme që kanë kontribuar në të mirë të shëndetit të popullatës. “ Vështirësitë i kemi tejkaluar, gjithë së bashku duhet ta shpijmë shkencën përpara, ndërsa synim u yni të jetë i sëmuri”, theksoi dr. Agani.

Ai shprehu mbështetjen e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, për avancimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

Prof. dr Mujë Rugova,  Rektor i Universitetit të Prishtinës, uroi në emër të UP-së dhe  kujtoi kontributin e gjithë brazave para nesh, posaçërisht atyre që sakrifikuan për lirinë  dhe ata që sollën  deri në këtë fazë këtë Klinikë dhe popullin në përgjithësi. “ Është koha të  shkojmë më tutje, të avancojmë shërbimet, ta shtojmë disiplinën dhe të investohet më shumë në pajisje dhe medikamente”, theksoi Rektori Muja. 

Në  emër të QKUK-së, fjalë rasti mbajti Ud. Drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr Lulzim Emini, i cili tha se Klinika e Kirurgjisë Maksilofaciale, në kuadër të QKUK-së, funksionon nga janari i vitit 2008, por gjatë kësaj kohe i është kushtuar vëmendje e veçantë përgatitjes së stafit, sidomos në lëmin e anesteziologjisë, ku tani ekziston kuadër i mirëfilltë. Ai premtoi mbështetjen e mëtutjeshme për këtë klinikë.

Fjalë rasti mbajtën edhe Prof. dr. Vllado Popovski, Zv. Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë, i cili vuri theksin në bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes Klinikës së Kirurgjisë Makilofaciale nga Kosove dhe asaj në Shkup. Ai premtoi se edhe në të ardhmën do të përkrahë këtë bashkëpunim, sidomos sa i përket avancimit të kuadrove. 

Në emër të Kapmit Bondstill, përkatësisht Spitalit Ushtarak Amerikan, fjalë rasti mbajti  Col. Suzana G. Cunnup, e cila  përshëndeti të pranishmit  dhe  çmoi lartë profesionalizmin dhe bashkëpunimin që Kampi ka pasur më këtë klinikë.

Fjalë rasti mbajti edhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, dr. Gani Bajraktari, i cili  tha se Universiteti i Prishtinës, përkatësisht Fakulteti i Mjekësisë, ka qenë dhe mbetet bastion i ndryshimeve epokale, ndërsa shtoi se tani studentët e diplomuar që dalin jashtë vendi kanë të njohura ndërkombëtarisht diplomat  e tyre. 

Në fund u lexuan disa telegrame urimi që kishin ardhur nga Qendra Klinike Universitare  e Zagrebit, Dersdenit të Gjermanisë dhe qendra tjera të njohura shëndetësore jashtë vendi.

 Informata shtesë për Klinikën e Kirrugjisë Maksilofaciale

 Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale është hapur me 21 Mars 1983. Veprimtaria e Klinikës zhvillohet në tri lami : arsimore, shëndetësore dhe kërkimoro-shkencore. Në këtë Klinikë zhvillohet mësimi teorik dhe praktik për studentët e Degës së Stomatologjisë dhe të Degës së Mjekësisë.

Është qendër ky kryhet specializimi nga kjo lami dhe Nga lamia e Kirurgjisë Orale si dhe turnuset për specializim nga lëmitë e stomatologjisë dhe mjekësisë së përgjtishme (Protetika, Ortodoncia, Kirurgjia Orale, Sëmundjet e Gojës, Orl, Oftalmologji, Kirurgji Plastike etj.).

Në këtë Klinikë mjekohen pacientë me këto patologji: tumorët, traumat, anomalitë kongjenitale, disgnatitë, infeksionet etj.. Në kuadër të klinikës funksionon ambulanca specialistike. Ambulanca punon cdo ditë pune dhe nëpër të kalojnë rreth 10.000 pacientë branda vitit.  Në klinikë janë 32 shtretër ku gjatë vitit përafërsisht hospitalizohen 500 pacientë.

 Prej vitit 1999 kanë filluar bashkëpunimet intensive më Qendrat rajonale (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni) dhe Europiane (Gjermani-Dresden, Itali) të cilët edhe kanë organizuar simpoziume dhe trajnime të stafit.
 
Shërbimet që ofrohen në Klinikën tonë janë:

-Trajtimi i lëndimeve të gojës ,nofullave dhe fytyrës

-Trajtimi i tumoreve të gojës ,nofullave dhe fytyrës

-Trajtimi i infeksioneve dentogjene dhe jodentogjene  të gojës ,nofullave dhe fytyrës

-Trajtimi i disgnative gjegjësisht crregullimeve të raporteve ndërnofullorë

-Trajtimi i anomalive të lindura  të gojës ,nofullave dhe fytyrës

-si dhe trajtimi i sëmundjeve tjera të rralla të këtij regjioni
 
Sipas organogramit Klinika është e ndarë në tre reparte:

-Traumatologjia

-Onkologjia

-Anomalitë kongjenitale dhe disgnatitë
 
Në këtë Klinikë sot punojnë 7 mjekë specialist, nga të cilët dy profesor dhe një asistentë i rregullt dhe katër asistentë të angazhuar ,15 infermiere.

 Prej vitit 1999 kanë filluar bashkëpunimet intensive më Qendrat rajonale (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni) dhe Europiane (Gjermani-Dresden, Itali) si dhe me SHBA të cilët edhe kanë organizuar simpoziume dhe trajnime të stafit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)