19 Mars 2024

Kirurgjia Maksillofaciale me numër rekord të operacioneve

Prishtinë, 2 nëntor - Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka arritur të rrisë dukshëm numrin e operacioneve dhe shërbimeve që ofrohen për pacientë.

Shtimi i vëllimit të punës në këtë klinikë, ka bërë që në muajin tetor, të ketë numër rekord të pacientëve të operuar deri më tani.

Sipas statistikave nga kjo klinikë, në muajin tetor ka pasur 152  operacione, e që paraqet numrin më të madh të operacioneve të realizuara gjatë  një muaji. Kjo punë është arritur nga ekipi i mjekëve nga kjo klinikë e me përkrahje dhe nga anesteziologët e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.

Klinika e Kirurgjisë Maksilofaciale, është ndër klinikat që ka më së paku raste për trajtim jashtë vendit,, momentalisht nuk ka listë të pritjes,  kapacitetin e shfrytëzimit e ka 96% .

Kjo klinikë trajton lëndimet e kockave dhe indeve të buta(aksidentet e komunikacionit, rrëzimet dhe lëndimet aksidentale, infeksionet, tumoret beninje dhe malinje  të lëkurës, të kockave, indeve të buta të sistemit orofacial). Poashtu ofrohet  kirurgjia paraprotetikore, deformimet e lindura dhe të fituara të fytyrës dhe nofullave, buzës dhe qiellzës së çarë,  sëmundjeve të gjëndrave të pështymës dhe kirurgjisë estetike të fytyrës ku veçanërisht duhet të veçohet kirurgjia ortognatike.

Klinika e Kirurgjisë Maksillofaciale e themeluar me 21 mars te vitit 1983 , është e vetmja Klinikë e cila ka shërbim specialistik 24 orësh në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të klinikës funksionon ambulanca specialistike çdo ditë pune me  10.000 pacientë brenda vitit.  Në klinikë janë 32 shtretër ku gjatë vitit përafërsisht hospitalizohen 700 pacientë. Operohen rreth 1100 raste,  me anestezion lokal apo të përgjithshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)