20 Prill 2024

Kirurgët plastik në QKUK heqin tumorin në fytyrë me dimension mbi 30 centimetra

Prishtinë,15 shkurt - Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë  për herë të parë një operacion specifik,  ku pacientit  C.B (82 vjeç) i është bërë heqja e tumorit  me dimension 30 x 20 centimetra.

Operacioni ka zgjatur mbi 5 orë,  pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës se madhe tumorale në tërësi,  në mënyrë radikale,  ku për shkak të zbulimit të strukturave vitale anatomike te kokës dhe qafës është bërë mbulimi me muskulin e madh të gjoksit të anës së majtë të kombinuar me graft (transplant) të lirë lëkuror, nga vetë pacienti. 

Është bërë rregullimi i këndit të majtë të gojës me shtrënguese të lirë të marrë nga dora e djathtë ( PL). Pacienti një natë ka qëndruar në mjekimin intensiv, mbikëqyrur nga stafi  shëndetësor i mjekimit intensiv qendror.

Gjendja momentale e pacientit është e mirë dhe stabile, ai ndodhet në Klinikën e Kirurgjisë Plastike  dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të lëshohet për në shtëpi.

Ekipi mjekësor është udhëhequr nga Dr. Ylber Zenjullahu, dr. Shkelqim Dërguti, mbështetur nga ekipi i anestezionit me dr. Mentor Alimusa,dr. Ingerta  Sahiti- Krasniqi dhe  stafi i specializantëve  dhe anestezisteve dhe instrumentareve.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)