16 Prill 2024

Kinezët dezinfektojnë edhe paratë shkaku i koronavirusit

Pekin, 16 shkurt - Autoritetet kineze kanë ndërmarrë masa të gjëra në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), ku njëra ndër to ështe dhe dezinfektimi i bankënotave.

Mediat kineze kanë njoftuar se Banka Qëndrore e Kinës njoftoi se kanë filluar dezinfektimin e parave që kanë qenë në qarkullim në periudhën e kaluar.

Dezinfektimi i parave bëhet me rreze ultravjollcë dhe në temperatura të larta, ndërsa planifkohet që bankënotat e përdorura të mbeten në kasafortë nga shtatë deri në 14 ditë

Më tej theksohet se bankat në rast nevoje, klientëve të tyre mund t'u japin para të reja të papërdorura, ndërsa paratë që janë "vendosur në karantinë" përsëri do të lëshohen në qarkullim pas skadimit të përiudhës së kontrollit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetetësisë në Kinë (NHC) sot njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 142 persona të infektuar, me çka numri i të vdekurve nga virusi i rrezikshëm ka shkuar 1.666.

Deri më tani janë konfirmuar 68.500 raste të personave të prekur nga virusi, kurse në 24 orët e fundit u konfirmuan 2.009 raste të reja.

Për herë të parë koronavirusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në fund të viti të kaluar dhe filloi të përhapet me shpejtësi, ndërsa më shumë se 20 vende të botës kanë konfirmuar praninë e virusit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)