05 Prill 2020

Kina raporton rënie të rasteve me koronavirusin e ri

Pekin, 20 shkurt - Kina raportoi një rënie të rasteve me koronavirusin e ri, por numri i vdekjeve të të infektuarve vazhdoi të rritet, përfshirë ato të dy pasagjerëve të moshuar në një anije lundrimi në karantinë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë në 20 shkurt raportoi 628 raste të reja në provincën qendrore Hubei, që konsiderohet epiqendra e virusit, dhe 45 raste në rajone tjera.

Shifrat treguan për numër më të ulët të rasteve të reja, për gati një muaj, përfshirë në provincën Hubei.

Ndërkohë, Kina tha që numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 2.118.

Më shumë se 74.000 njerëz janë infektuar në Kinë, dhe qindra të tjerë në gati 30 vende.

Irani raportoi dy vdekje, që shënuan vdekjet e para në Lindjen e Mesme.

Në Japoni, dy njerëz që kishin qenë në bordin e anijes së vendosur në karantinë - një burrë dhe një grua, kanë vdekur.

Dy shtetas të tjerë rusë në anije janë diagnostikuar me koronavirus, duke sjellë në tre numrin e përgjithshëm të rusëve që kanë janë infektuar, tha ambasada e Rusisë në Japoni më 20 shkurt.

Richard Brennan, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se Kina po bënte "përparim të jashtëzakonshëm brenda një periudhe të shkurtër kohe", por shtoi se kriza nuk po i afrohej akoma fundit.

"Tendencat janë shumë inkurajuese, por ne nuk jemi ende në një pikë kthese", tha Brennan një konferencë për shtyp në Kajro.

Autoritetet kineze kanë izoluar qytete me më shumë se 60 milionë njerëz, si dhe kanë ndaluar transportin.

Vende të tjera kanë vendosur kushte të rrepta të hyrjes për shtetasit kinezë dhe personat që kanë vizituar kohët e fundit Kinën, lëvizje kjo që e ka zemëruar Pekinin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)