21 Janar 2021

Kina përballet me shpërthim të ri të koronavirusit

Pekin, 11 janar - Kina po përballet me një prej shpërthimeve më të rrezikshme të koronavirusit, meqë autoritetet shëndetësore kanë thënë se dhjetëra persona kanë rezultuar pozitiv në provincën Hebei, afër kryeqytetit Pekin.

Ministria kineze e Shëndetësisë ka thënë se në Hebei janë raportuar 82 raste të reja lokale më 10 janar.

Shqetësimet për shpërthime të reja kanë ardhur teksa Kina ka injoruar 11 janarin, përvjetorin e parë të vdekjes së parë në Vuhan, të shkaktuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

Një vit më parë, mediat kineze kanë raportuar për vdekjen e një 61-vjeçari nga një virus i panjohur.

Burri është thënë se ka vizituar një treg të kafshëve në Vuhan, ku ka shpërthyer fillimisht virusi, ndonëse kushtet ende janë të paqarta.

Vuhani i është kthyer normalitetit pas disa javëve të izolimit të plotë në fillim të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me koronavirus deri më tani janë infektuar mbi 90 milionë persona dhe 1.9 milion pacientë kanë vdekur.

Numri i vërtetë i të infektuarve në nivel global besohet se është shumë më i madh.

Kina është kritikuar për mënyrën sesi ka menaxhuar koronavirusin, duke përfshirë tentimet për të heshtur dëshmitarët si dhe për dështim të raportimit të rasteve të infektimit në janar të vitit të kaluar.

Megjithatë, ky vend konsiderohet se ka arritur të mposhtë virusin, ndërkohë që shumë shtete përballen me shifra të pakontrollueshme.

 

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)