18 Prill 2024

KFOR i dhuron pajisje mjekësore QKMF në Klinë

Klinë, 31 gusht - Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “ Nënë Tereza” ka pranuar dy donacione, një autoambulancë nga Qeveria Japoneze, me çka kompletohet donacioni i dhuruar nga populli japan në vlerë 68 mijë e 229 euro, që përfshin pajisje mjekësore një autoambulance standarde dhe një autoambulance për nevojat e pacientëve me hemodializë si dhe pesë pajisjeve laboratorike: Aparatit hematologjik, aparatit biokimik, mikroskopit, roller mikserit dhe centrifugave.
Projekti financohet nga Qeveria Japoneze nga granti i Projekteve Bazike për Siguri Njerëzore (të quajtur GGP), i miratuar nga Qeveria e Japonisë.

“Ky grant do të ketë ndikime jashtëzakonisht pozitive, sepse krijon parametra për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët e Komunës së Klinës”, kanë vlerësuar me këtë rast drejtori i Shëndetësisë, Bedri Gashi dhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Drita Gjergji.

Komuna e Klinës ka aplikuar në maj të vitit 2016 nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse Japoneze në Prishtinë për përfitimin e Grantit të Asistencës Bazike për Sigurinë Humane të Qeverisë Japoneze.

Gjithashtu pajisje mjekësore, sterilizator, për këtë Qendër kanë dhuruar edhe Zyra e LMT-së së KFOR-it të Brigadës Shumëkombëshe Perëndim.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)