28 Mars 2024

KE ndihmon MSH në Sistemin e Informimit Shëndetësor

Prishtinë, 29 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë të kryesuar nga znj. Keroll Paulek, të cilët ndihmojnë në zhvillimin e një modeli të Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH) në Kosovë përmes kompanisë për konsultime dhe shërbime të teknologjisë informative, EPTISA.

Në këtë takim, është biseduar për hapat e ndërmarrë deri më tani në vlerësimin e gjendjes rreth sistemit aktual të informimit shëndetësor, zhvillimin e mëtejmë  dhe modelet lidhur me regjistrimin elektronik shëndetësor dhe regjistrimin elektronik të pacientëve, për të cilat çështje,  EPTISA ka prezantuar kohë më parë rezultatet e një projekt-studimi.

Ministri Bukoshi dhe përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë dhe të EPTISA-s janë pajtuar për vazhdimin e bashkëpunimin në drejtim të ndërtimit të një modeli efikas të Sistemit të Informimit Shëndetësor në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)