28 Mars 2024

KE ndihmon AKPM-en në arritjen e standardeve të BE-së

Prishtinë, 19 tetor - Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian sot lansoi projektin dy vjeçar për përkrahjen e Agjencisë të Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) në arritjen e standardeve evropiane.

Projekti i implementuar nga Instituti Federal Gjerman për Produkte dhe Shërbime Medicinale (BfArM) synon rishqyrtimin dhe përforcimin e strukturës së brendshme të AKPM-së dhe të sistemit rregullativ në Kosovë.


Qëllimi i këtij projekti është të zhvillojë kornizat legale dhe institucionale dhe ngritjen e kapaciteteve humane të Agjencisë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPM) dhe të ofrojë trajnimin e stafit të këtij agjencioni për t’i arritur standardet e BE-së në fushën e barnave dhe pajisjeve mjekësore si dhe të ofrojë e promovojë shërbime të plota  në këtë sektor.

Melvin Asin, zëvendës-shef i Seksionit të Operacioneve të Komisionit Evropian në Kosovë, tha se lansimi i  këtij projekti paraqet një moment të përkrahjes së KE për MSH-së dhe AKPM-së, për zhvillimin e kapaciteteve të tyre teknike e menaxheriale në fushën e shëndetësisë.

Ai tha se së bashku do të implementohet projekti që ka për qëllim transpozicionin, përforcimin dhe implementimin e pjesëve specifike ta asquis communautaire.

Christian Klein, zëvendës shef i Misionit Gjerman, tha se pret që projekti të ndihmojë praktikisht AKPM-në në ngritjen e resurseve humane të saj dhe aftësive teknike për të menaxhuar sa më mirë në sektorin e barnave dhe pajisjeve medicinale.

Dr. Ilir Tolaj, Sekretar Permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se Ministria e sheh projektin si pjesë integrale dhe shumë e rëndësishme e Strategjisë Sektoriale Shëndetësore, qëllimet e së cilës janë që të zhvillojnë institucion të fuqishëm rregullativ të barnave me staf kompetent dhe më një kornizë legale koherente në pajtim me standardet evropiane.

“MSH dhe AKPM do të bëjnë çdo gjë që është në kompetenca të tyre për të lehtësuar implementimin e projektit dhe jemi të sigurt se ky do të rezultojë me sukses”, tha Tolaj.

Jeton Shala, kryeshef ekzekutiv i AKPM-së, tha se qëllimi i këtij projekti është mbështetja fundamentale për sistemin shëndetësor, që në mënyrë të drejtpërdrejt përfshin edhe AKPM-në, MSH-në, Shoqatën Farmaceutike dhe Shoqatën e Mjekëve.

Qëllimi i “Twining Project” është që t’i ndihmojë vendet përfituese në zhvillimin e administratës moderne dhe efikase me struktura , resurse njerëzore dhe aftësi menaxhuese të nevojshme për të aplikuar standardet evropiane në fushën e barnave dhe pajisjeve mjekësore.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)