21 Janar 2021

KDI: SHSKUK blen barna 174 për qind me shtrenjtë duke i ikur barnave alternative

Prishtinë, 6 tetor - Lista e Barnave Esenciale (LBE) që rregullon blerjet e barnave në Kosovë është aprovuar në shtator të vitit 2019.

Instituti Demokratik i Kosovës thekson se respektimi i kësaj liste është i obligueshëm për blerjet nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar I Kosovës (SHSKUK).

Në Listën e Barnave Esenciale disa nga produktet medicinale (barnat) janë shenjëzuar me simbolin e katrorit, i cili ka këtë kuptim:

Simboli i Kutisë Katrore ka për qëllim kryesisht të tregojë performancë të ngjashme klinike brenda një klase farmakologjike.

Në rastet kur ka kuti katrore furnizimi mund të bëhet me cilindo produkt brenda asaj kategorie farmakologjike në harmoni me procedurat e parapara për këtë qëllim.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë së Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës nuk ka respektuar këtë dispozitë në tenderin për furnizim me RIVAROXABAN të datës 19 maj 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-1635-1-1-1, në Lot 2).

Në këtë rast, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sipas KDI-së nuk ka pranuar ofertat e operatorëve ekonomik të cilët kanë ofruar barna alternative.

Mos pranimi i barit alternativ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 174.9% më shtrenjtë, pasi që oferta e shpërblyer ishte 17,938.80€ ndërsa oferta e barit alternativ ishte vetëm 6,523.20 €.

Në tenderin për furnizim me ENOXAPARIN të datës 19 gusht 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-3923-1-1-1, në Lot 1), pas pyetjes nga një operator ekonomik se a i lejohet ofertimi me barna alternative, SHSKUK nuk kishte lejuar një ofertim të tillë.

Ministria e Shëndetësisë dhe grupi hartues i Listës Esenciale e theksojnë rëndësinë e përdorimit e barnave ose produkteve alternative nga Autoritetet Kontraktuese, ngaqë kështu rritet konkurrenca brenda klasave të njëjta terapeutike, dhe menaxhohet më mirë shpenzimi i parasë publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)