29 Mars 2024

Kardiokirurgjia fillon zëvendësimin e valvules aortale me metoda minimale invazive

Prishtinë, 20 gusht - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar ka bërë të ditur se ekipi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka  filluar aplikimin e metodave minimale invazive për zëvendësimin e valvulave të zemrës.

 Për herë të parë në QKUK tek pacienti i moshës 57 vjeçare me stenozë dhe insuficiencë të valvules  aortale, përmes një incizoni prej 5 cm dhe mini-sternotomi realizohet ndërrimi i valvules aortale me valvulë mekanike aortale.

Operimet e tilla mundësojnë që prej një incizioni minimal dhe hapje minimale të sternumit të realizohet ndërrimi i valvulave të zemrës dhe realizohen edhe  nëpër qendra të mëdha kardiokirurgjike. 

Për realizimin e tyre kërkohet eksperiencë, mjete teknike dhe staf i përgatitur.

Benefitet nga kardiokirurgjia minimale invazive janë;  më pak humbje e gjakut, risk i ulur për infeksion, më pak traumë dhe më pak dhembje, kohë e shkurtër e shtrimit në spital, përmirësim i shpejtë i shëndetit dhe kthim i shpejtë në aktivitete normale, prerje të vogël dhe vraga minimale.

Kardiokirurgjia në QKUK vazhdon të realizoj inovacione në fushën e Kardiokirurgjisë, duke kursyer para të buxhetit të Republikës së Kosovës për trajtime jashtë vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)