28 Mars 2024

Kafeja parandalon kancerin

Harvard, 15 qershor - Kafeja është bërë një pije thuajse e zakonëshme. Rreth 60 përqind e amerikanëve e pijnë atë çdo ditë.

Tani, rezultatet e një studimi thonë se pirja e kafesë, qoftë edhe një filxhan në ditë, mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin.

Kafeja, thonë shkencëtarët, vepron në organizëm si pengesë ndaj kancerit, tek burrat dhe gratë.

Amerikanët pijnë mesatarisht 3 gota me kafe në ditë. Një grup shkencëtarësh në universitetin e Harvardit pranë shkollës së shëndetit publik, në bashkëpunim me Institutin kombëtar të Kancerit zbuluan se burrat që pinin 6 ose më shumë gota ose filxhanë me kafe në ditë ishin 60 përqind më pak në rrezik për t\'u prekur nga kanceri në prostatë.

Tek ata që pinin 3 filxhanë me kafe në ditë, ky rrezik ishte 30 përqind.

Doktoresha Lorelei Mucci, një nga autoret e studimit,  thotë se burrat që e pëlqejnë kafenë, tani do të nxiten t\'a pijnë atë edhe më shumë. Ajo thotë se studimi tregoi qartë se kafeja ka efekte mjaft pozitive për shëndetin. Nuk ka rëndësi nëse kafeja është me kafeinë ose pa \'të, të mirat prej saj janë të njëjta.

Si brokolli, manaferrat dhe të gjitha ushqimet që luftojnë kancerin, kafeja përmban qindra antioksidantë të fuqishëm.

Mes tyre është antioksidanti Methylpyridinium që nuk mund të gjendet në thuajse asnjë ushqim ose pije tjetër. Studime të tjera në të kaluarën kanë treguar se ky antioksidant aktivizon së tepërmi enzymën e cila mund të ndalë zhvillimin e kancerit në zorrën e trashë.

Shkencëtarët prej kohësh kanë ditur se kafeja mund të pakësojë pezmatimet dhe të rregullojë insulinën në organizëm.

Vetëm një javë më parë, një studim i shkencëtarëve suedezë tregoi se gratë që pinin 5 ose më shumë filxhanë me kafe në ditë ishin shumë më pak në rrezik për t\'u prekur nga një formë agresive e kancerit në gji.

Tanë shkencëtarë nga të dy anët e oqeanit sikur janë vënë në garë për të kuptuar a zbuluar të gjitha përfitimet shëndetësore që sjell kafeja.

Doktoreshë Loreil Mucci thotë se kafeja gjithashtu ka lidhje me uljen e rrezikut të prekjes nga diabeti, parkinsoni dhe cerroza në mëlçi. Por kafeja ka edhe pak të këqia, si pagjumësinë dhe shpejtimin e rrahjeve të zemrës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)