25 Prill 2024

Italia veriore në karantinë, 16 milionë banorë të bllokuar nga koronavirusi

Romë, 8 mars - Kryeministri italian Giuseppe Conte firmosi dekretin që vendos menjëherë vendos kufizime të reja për lëvizjen e njerëzve deri në 3 prill, për shkak të emergjencës së koronavirusit në Lombardi dhe në disa krahina të Venetos, Emilia Romagna dhe Piemonte.

Hyrja dhe dalja nga këto territore lejohet vetëm për arsye serioze dhe “të provuara”, për punë ose familje. Më shumë se çereku i popullsisë do të jetë në karantinë.

Numri i viktimave ka shkuar në 230 deri të shtunën, me më shumë se 36 viktima brenda 24 orëve. Numri i të prekurve ka shkuar në 5,883 të shtunën.

Provincat në fjalë, përveç gjithë Lombardisë, tha kryeministri, janë: Parma, Piacenza, Rimini, Reggio-Emilia, Modena, Pesaro dhe Urbino, Venecia, Padova, Treviso, Alessandria, Verbano- Cusio-OSSOLA, Novara, Vercelli dhe Asti.

Në total, këto masa do të prekin mbi një të katërtën e popullsisë italiane. Baret dhe restorantet do të jenë të hapura vetëm nga 6 deri në 18, dhe do të duhet të ruajnë detyrimin e distancës prej një metër përndryshe aktiviteti do të pezullohet.

Dekreti thotë gjithashtu se ne përgjithësi aktivitetet tregtare duhet të respektojnë distancën prej një metri për klientët përndryshe do të ketë masa, që mund të çojnë në mbyllje.

Strukturat e mëdha dhe të mesme të shitjeve e po ashtu edhe dyqanet brenda qendrave tregtare dhe tregjet, do të mbyllen gjatë pushimeve dhe festave.

Rekomandohet gjithashtu të kufizohen daljet në dyqane, tregje, panaire për të shmangur “grumbullimet e njerëzve”. Do të mbyllen po kështu pub-et e diskotekat, kinematë e muzetë.

Me pas mijëra njerëz me çanta në duar iu janë drejtuar stacionave të trenave në Milano përpara se të bllokohej totalisht dalja e tyre nga zona e caktuar në dekret.

Një zemërim popullor ka shpërthyer në rrjet pas pamjeve të publikuara online ku shfaqen njerëz në nxitim për tu larguar nga veriu i Italisë.

Njerëzit akuzojnë për paaftësi qeverinë pasi pikat kryesore të dekretit u bënë publike në shumë media përpara se ai të miratohej.

Shumë prej tyre me ironi të thellë shkruajnë se tashmë virusi nuk mund të kontrollohet më dhe se ai është shpërndarë në të gjithë Italinë.

Një apel i menjëhershëm ka ardhur nga guvernatori i Emilia Romagnas i cili iu ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë udhëtimin dhe të kthehen në shtëpitë e tyre pasi rrezikojnë të përkeqësojnë situatën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)