19 Prill 2024

Italia konfirmon vdekjen e tretë nga koronavirusi

Lombardi, 24 shkurt - Autoritetet italiane kanë konfirmuar të dielën në mbrëmje edhe vdekjen e tretë në Itali nga koronavirusi.

Ndërsa, numri i të sëmurëve në Itali tashmë është rritur në 150 veta, në pesë rajone. 112 raste janë vetëm në Lombardi, regjionin verior, në kufi me Zvicrën.

Në këtë zonë, mendohet se jetojnë një numër i madh shqiptarëve, ndërsa fatmirësisht deri më tani sipas autoriteteve shqiptare, nuk raportohet për të prekur nga ky virus vdekjeprurës që nisi në Kinë.

Ndryshe, në aeroportin e Rinasit, po kontrollohen qytetarët që po vijnë nga Italia. Ndërsa Ambasada Shqiptare në Romë njofton se situata po ndiqet me vëmendje dhe në fakt e cilësojnë si emergjente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)