05 Qershor 2020

Italia e Spanja me numrin më të madh të viktimave, Kinë ulet numri i te infekutarve me COVid 19

Pekin, 30 mars - Për të katërtën ditë me radhë Kina raportoi për rënie të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore atje thanë se të hënën janë shënuar 31 raste të reja, prej të cilave 30 janë importuar.

Sipas Komisionit Kombëtar Shëndetësor, shifra paraqet rënie për 45 për qind, krahasuar me një ditë më parë.

Autoritetet po ashtu thanë se kanë regjistruar katër viktima të reja nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 3,304 numrin total të tyre.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka kaluar shifrën 700 mijë, deri sa ka marrë mbi 34,000 jetë njerëzish në botë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 143,000 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Italia me 97.689 raste dhe Kina me 81.439.

Pas tyre vijojnë Spanja me 78.799 paceintë, Gjermania me 60.659, Irani me gjithsej 38.309 raste deri më tani, Franca me 37.575, Britania me 19.552, Zvicra me 14.829 raste, Holanda me 10.866 dhe Belgjika me 10.826 raste me COVID-19.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, deri më tani është përhapur në afër 200 vende dhe rajone në mbarë botën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)