28 Mars 2024

Irlanda do të mbajë referendum për abortin

Dublin, 30 janar - Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, tha se vendi i tij do të mbajë referendum në fund të majit, për të hequr ose jo ndalesën kushtetuese mbi shumicën e aborteve.

Qeveria e ka marrë vendimin të hënën vonë.

Varadkar tha se votuesit do të pyeten nëse duan ta mbajnë në fuqi amendamentin e tetë të Kushtetutës, apo ta shfuqizojnë atë dhe të autorizojnë Parlamentin të krijojë legjislacion për abortin.

Irlanda, kryesisht e krishterë, ka ndalesën më të rreptë të abortit në Evropë.

Aborti atje është i ligjshëm vetëm në rastet kur jeta e nënës është në rrezik.

Varadkar, i cili kryeson partinë e qendrës së djathtë Fine Gael, ka bërë fushatë për të lehtësuar ndalimin e abortit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)