27 Janar 2021

Intelektualët e Dritës dhurojnë karroca për shëndetësinë primare dhe sekondare

Gjilan, 1 dhjetor - Grupi i tifozëve të klubit të futbollit Drita, Intelektualët, i kanë dhuruar të martën dhjetë karroca për nevoja të pacientëve në shëndetësinë primare dhe sekondare.

Në emër të Komitetit emergjent të Gjilanit, donacionin e ka pranuar drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, i cili ka falënderuar grupin e tifozëve Intelektualët për këtë donacion, duke thënë se kjo ndihmë në kohë pandemie është tejet e mirëseardhur.

Fisnik Salihu, në emër të tifo klubit Intelektualëve, tha këtë iniciativë e kanë marrë me të kuptuar nevojat që ka shëndetësia primare dhe sekondare e kësaj komune.

“Në këtë rast, duhet ta falënderojmë presidentin e klubit, Valon Murseli dhe tifozët tanë që u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për mbështëtje. Shpresojmë që këto karroca do t’iu shërbejnë pacientëve dhe shpresojmë që kjo pandemi të kalojë shpejtë”, ka thënë Salihu.

Fjalë falënderimi për këtë donacion të Intelektualëve pati edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Dr. Arbenita Hajdari.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Dhjetor 2020

 - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës,  Jusuf  Azemi është I ftuar nga Kryeministri I Kosovës Hoti  në një takim të përbashkët. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)  

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Dimitrije Raçiçeviq për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

 

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe te Pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë holokaustit. (Oborri i Qeverisë, ora 11:40)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dorëzon ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të PZAP-së. (Pallati i Drejtësisë, ora 14:00)

- Mahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2021. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 15:30)

 

- Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe "Talia e Flakës 2021" organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Labortarotit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021. (Skena e vogël të Teatrit të Gjilanit, ora 16:00)