19 Prill 2024

Institucionet sfidohen në respektimin e masave anti Covid 19

Prishtinë, 16 tetor - Monitoruesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët gjenden në të gjitha gjykatat e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe degët e gjykatave, kanë monitoruar zbatimin e masave anti-COVID-19 nga ana e institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale.

Zbatimi i masave për parandalimin e COVID-19 është monitoruar edhe në disa institucione të tjera, siç është Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Kuvendi i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministri të caktuara etj.  Monitorimi i zbatimit të masave është bërë nga data 8 deri më 14 tetor 2020.

Monitoruesit e IKD-së kanë monitoruar zbatimin e masave kryesore për parandalimin e pandemisë COVID-19 siç janë: 1) Mbajtja e maskave; 2) Respektimi i distancës sociale; 3) Vendosja e dispenzerit të dezinfektuesit në hyrje të objekteve; 4) Vendosja e maskave për palët në hyrje të objekteve dhe 5) Vendosja e njoftimeve për masat për parandalimin e COVID-19.

Me këtë rast, gjatë këtij monitorimi, IKD ka gjetur se të gjitha institucionet kanë vendosur njoftimet lidhur me masat anti-Covid-19.

Por, në këtë nivel nuk është respektuar edhe obligimi për të vendosur dezinfektues në hyrje të objekteve të këtyre institucioneve. Kjo pasi dispenzerët e dezinfektuesve janë vendosur në hyrje të gjithsej 17 institucioneve, derisa nuk janë vendosur në hyrje të tetë (8) institucioneve.

Ndërsa, vendosja e maskave në hyrje të institucionit për palët që paraqiten pa maska, është bërë vetëm në raste përjashtuese. Kjo pasi kjo masë është zbatuar nga vetëm tri (3) institucione, derisa nuk është zbatuar nga 22 institucione të tjera.

Sa i përket seancave gjyqësore, IKD ka gjetur se obligimi për bartjen e maskës sipas rekomandimeve të IKShPK-së është zbatuar në shtatë (7) raste, derisa nuk është zbatuar në 28 raste të tjera.

Ndërsa, gjatë seancave gjyqësore, respektimi i distancës është bërë në vetëm shtatë (7) raste, derisa kjo masë nuk është respektuar në 16 raste të tjera.

Gjatë këtij monitorimi, IKD ka gjetur se është problematike edhe çështja e korridoreve të gjykatave, veçanërisht të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në korridoret e të cilave ka një numër të madh të qytetarëve dhe stafit të cilët nuk kanë të vendosura maskat si dhe nuk e respektojnë distancën sociale.

 Për më tepër gjeni të bashkangjitur raportin “Zbatimi i masave anti Covid-19”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)