23 Prill 2024

India regjistron rritje të madhe te të infektuarve me koronavirus

New Delhi, 26 maj - India ka shtatë ditë me radhë që regjistron rritjen më e madhe re rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë sot lajmëroi se numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 145.380, që është rritje për 6.535 në raport me ditën e kaluar. Deri tani janë konfirmuar 4.167 raste të vdekjes të pacientëve me COVID-19.

Pjesa më e madhe e rasteve janë të përqendruar në dy shtete fqinje në Indinë qendrore, Maharashtra, shtëpia e qendrës financiare Mumbai, dhe Gujarat, shteti i kryeministrit Narendra Modi.

Një rast shqetësimi është raportuar gjithashtu në disa nga shtetet më të varfëra lindore të Indisë pasi punëtorët migrantë që kthehen në fshatrat vendas nga qytetet më të mëdha të Indisë kanë filluar të mbërrijnë në shtëpi në trena specialë.

Rastet e virusit në Indi janë rritur teksa kufizimet e izolimit u lehtësuan. Fluturimet e brendshme rifilluan të hënën pas një ndërprerje dy-mujore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)