20 Prill 2024

Inaugurohet laboratori për analiza në QMF “Arbëria” të Gjilanit

Gjilan, 27 mars –  Është inauguruar sot në laboratori për analiza laboratorike në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Arbëria” në Gjilan, i cili është donacion i kompanisë “Ipko”.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, e ka falënderuar kompaninë “Ipko” për donacionin dhe kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe për ofrimin  e shërbimeve shëndetësore sa më të mira për qytetarët.

“Sot është një ditë e veçantë për lagjen “Arbëria” dhe këtë pjesë që gravitojnë një numër i madh i qytetarëve, falë donacionit të kompanisë “Ipko” për çka edhe i falënderoj si dhe investimeve të Komunës me pajisje mjekësore që i kemi bërë në vitin e kaluar, ndër to edhe pajisjet për funksionalizimin e këtij laboratori. Ky laborator do të shpërbej edhe për shkarkimin e fluksit të madh të cilët kanë laboratorët funksional në dy qendra, por edhe në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët”, ka thënë Xhemaili. 

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha, ka thënë se ky është laboratori i tretë që po inaugurohet në shëndetësinë primare në Gjilan.

“Kjo është Qendra e tretë më e madhe sa i përket numrit të punëtorëve, por edhe të pacientëve sepse, pos kësaj lagje, përfshihet edhe “Zabeli”, fshatrat Velekincë e Llashticë, të cilët nga sot do të marrin shërbime laboratorike nga këtu. Ky është laboratori i tretë në shëndetësinë primare që po inaugurohet në Gjilan, pas atyre në QKMF dhe QMF “Dardania”, ka deklaruar Berisha.

Ndërkaq, shefja e Qendrës së Mjekësisë Familjare “Arbëria”, Dr. Ajla Keqi Bekteshi, e ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe kompaninë “Ipko” që e mundësuan hapjen e këtij laboratori, për të cilin tha ka qenë jashtëzakonisht i nevojshëm.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)