19 Prill 2024

Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz.

Hong Kong, 25 gusht - Disa hulumtues në Hong Kong kanë zbuluar personin e parë që është infektuar me Covid-19 për herë të dytë. Kjo sipas hulumutuesve, shkrun gazeta The New York Times, përbën një shqetësim sepse tregon se imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj te disa njerëz.

“Një pacient i ri dhe me shëndet është infektuar me koronavirus për herë të dytë, vetëm 4 muajsh e gjysmë pasi rezultoi pozitiv për herë të parë”, kanë thënë hulumtuesit në Hong Kong. Hulumtuesit tregojnë se 33-vjeçari ka pasur disa simptoma herën e parë të infektimit, ndërsa herën e dytë të infketimit nuk ka shfaqur asnjë problem.

Mësohet se 33-vjeçari u infektua për herë të dytë pasi u kthye nga Spanja. Disa ekspertë kanë thënë se marrë parasysh miliona raste të infektuara me koronavirus deri më tani, nuk është e papritur që disa persona të infektohen sërish pas disa muajve.

Kujtojmë që deri në këto momente nga të dhënat e universitetit John Hopkins janë 23 milion e 462 mijë e 707 persona të infektuar dhe 809 mijë e 484 kanë humbur jetën nga Covid-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)