13 Prill 2021

IKSHPK konfirmon 7 vdekje dhe 564 raste pozitive me koronavirus

Prishtinë, 5 mars -  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 564 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)