28 Mars 2024

IKSHPK konfirmon 1 rast me koronavirus dhe 15 pacientë të shëruar

Prishtinë, 19 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 211 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga të cilat me korovanirus është konfirmuar vetëm 1 rast.

Rasti pozitiv sipas Institutit është rast kontakti nga komuna e Rahovecit.

Po sot sipas IKSHPK-se janë shëruar 15 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 769 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.952.228 raste të COVID-19 dhe 323.009 raste të vdekjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)