20 Prill 2024

IKSHP dhe UNICEF prezantojnë studimin mbi ushqyeshmërinë e shtatzënave dhe fëmijëve

Prishtinë, 30 mars - UNICEF-i dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) prezantojnë nesër në Prishtinë rezultatet e studimit për gjendjen e ushqyeshmërisë së shtatzënave dhe fëmijëve të moshës shkollore në Kosovë.
 
Në këtë prezantim, përveç zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, do të marrin pjesë edhe  Johannes Wedenig, shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë dhe z. Pierre Weber, përfaqësues i Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë.
 
Studimi që do të prezantohet është realizuar nga IKSHP-Departamenti për Ekologji Humane-Njësia për Nutricion, e përkrahur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe përmes Fondeve të Qeverisë së Luksemburgut, fondeve tematike të UNICEF-it dhe Komitetit Nacional Holandez.
 
Publikimi zyrtar i këtij hulumtimi do të bëhet nesër më 31 mars 2010, në IKSHP prej orës 10:00 deri në 11:30.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)