26 Janar 2021

Haziri konfirmon mbështetjen për QKMF në përballje me pandeminë

Gjilan, 31 gusht – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’i uruar detyrën e re drejtoreshës, Arbenita Hajdari, dhe mbarë stafit në menaxhimin e vazhdueshëm të të gjitha QMF’ve në përballje me pandeminë dhe me të gjitha shërbimet që ofron shëndetësia primare për qytetarët.

“Besoj shumë në profesionalizmin e drejtoreshës dhe të stafit të QKMF-së në përgjithësi, por e nevojshme është mbështetja e disa projekteve që do ta bënte edhe më të lehtë punën gjatë të ardhmes. Shumë shpejtë do të fillojë bartja e stafit në Spitalin e ri, një objekt modern që po shkon drejt finalizimit, ku do të pajisen edhe me mjete moderne të punës, në mënyrë që angazhimet të jenë në funksion të punës dhe rritjes së efikasitetit ndaj pacientëve. Në këtë fazë ka shumë detyra dhe obiligime që duhet të menaxhohen në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse është fillimi i vitit shkollor, janë vaksinimet, përballja me pandeminë dhe detyra të tjera që lidhen direkt me këtë Qendër”, ka thënë kryetari Haziri.

Arbenita Hajdari, drejtoreshë e QKMF-së, e ka falënderuar kryetarin për vizitën dhe lajmet e mira që ka sjellë në qendër, e që sipas saj, janë një lehtësi e madhe në punën dhe angazhimin e nivelit primar të shëndetësisë.

“Mbështetja dhe bashkëpunimi i ofruar nga kryetari Haziri janë një nxitje edhe më e madhe për të gjithë ne, që të punojmë edhe më shumë në shërbim të qytetarëve në përgjithësi dhe pacientëve edhe përkundër që jemi në një kohë të vështirë të përballjes me pandeminë globale”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Selami Xhemajli, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka potencuar se janë të fokusuar që së bashku ta menaxhojnë realizimin e programit në shëndetësinë primare, të fokusuar në kushte më të mira për stafin dhe kujdesin më të mirë për pacientët, sepse siç ka thënë ai, kjo është dera e parë ku qytetari kërkon ndihmën e mjekut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2020 - Punëtorët teknik  te cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të  protestojnë për pagën e tyre të muajit dhjetor 2020 të cilën ende nuk e kanë marr dhe për  mos  pajisje me kontratës së punës. (Para Rektoratit të UP-së”, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj.Marie-Christine Butel do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temë "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”. (https://zoom.us/j/93876352348, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”. (https://zoom.us/j/92385065303, ora 10:30)

- Promovohet libri i autorit Faton Mehmetaj ''Deçani Nëpër Shekuj'' - Promovimi i Trashëgimisë  Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër teatrit kombëtar. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00)