04 Gusht 2020

Haziri kërkon respektim të rekomandimeve për masat mbrojtëse kundër Covid-19

Gjilan, 4 korrik - Komitetit për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, në kuadër të parandalimit të pandemisë globale Covid – 19 dhe në bazë të rezultateve të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kërkon respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe vendimeve të  qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të kemi sa më pak raste pozitive dhe normalizim të gjendjes.

Kryetari i Komunës së​ Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se në ditën e 117 të përballjes me pandeminë globale, ka gjithsej 186 raste pozitive, prej të cilave 129 janë shëruar plotësisht, 53 raste janë ende aktive dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore dhe fatëkeqësisht 4 qytetarë kanë humbur jetë deri më tani.

Në bazë të njoftimit që ai ka dhënë, bëhet e ditur se edhe 46 mostra janë në pritje të testimit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe rezultatet e tyre do të publikohen këto dy ditë.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit që edhe më tutje nivelin e kujdesit ta kenë maksimal sepse siç ka thënë ai, asgjë nuk ka përfunduar dhe respektimi i rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për masat mbrojtëse është e vetmja zgjidhje dhe e domosdoshme karshi armikut të pamëshirmshëm Covid-19. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)