29 Mars 2024

Haziri kërkon nga qytetarët që t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime

Gjilan, 25 nëntor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që t’i evitojnë vizitat dhe pritjet për ngushëllime në këtë kohë kur Gjilani dhe Kosova po përballet me gjendje alarmante të përhapjes së virusit.

“Gjilani vazhdon të jetë në zonën me rrezikshmëri të lartë dhe ju lutem që t’i zbatoni rekomandimet sepse bartja e maskës, higjiena dhe distanca, janë masat e vetme që nuk lejojnë bartjen e infeksionit. Vizitat dhe pritjet për ngushëllime janë të ndaluara.''

''Përkundër traditës  dhe dhimbjes, mos lejoni që të infektohen fqinjtw dhe familjarët”, ka thënë Haziri në konferencën e sotme për media, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ai tha se situata me infeksion edhe më tutje është alarmante, duke shtuar se po punojnë me të gjitha kapacitetet për ta ulur këtë numër, derisa kërkoi që me solidaritet të përballohet situata.  

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 6344 të testuar, 2432 kanë rezultuar p[ozitivë, 1872 janë, të vdekur janë 71 persona, 488 raste aktive dhe 193 mostra në pritje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)