25 Prill 2024

Haziri fton qytetarët për respektimin e masave anti-COVID-19

Gjilan, 31 gusht – Komiteti Komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka mbajtur mbledhjen e radhës vlerësuese, të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri ka ftuar qytetarët që ta rrisin kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin ndaj masave anti-COVID-19.

“Apeloj që të vazhdojmë t’i zbatojmë rekomandimet e institucioneve të Republikës. Tashmë ka hyrë Ligji në fuqi dhe ju lutem që ta respektoni sepse përpos inspektorëve komunalë edhe policia e shtetit tash shqipton gjoba mandatare në mënyrë aktive”, ka thënë Haziri, teksa e ka paraqitur edhe pasqyrën e përgjithshme të përballjes me COVID-19.

“Nga 172 ditë të menaxhimit të situatës të emergjencave civile, Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID19 në Gjilan në bashkëpunim me institucionet e përfshira, ka konfirmuar se 855 qytetarë janë prekë me infeksion, prej të cilëve 632 janë shëruar plotësisht, 33 e kanë humbur betejen fatkeqësisht, raste aktive i kemi 166, 24 mostra në pritje dhe 44 qytetarë janë në hospitalizim, për të cilët kujdesemi 24 orë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)