20 Janar 2020

Hapet Qendra e 13-të Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Obiliq

Prishtinë, 21 nëntor - Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Obiliq, në Qendrën e Mjekesisë Familjare (QKMF).

Kjo iniciativë është bërë e mundshme falë financimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë dhe bashkëpunimit me Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare në Komunën e Obiliqit dhe fondacionit Action for Mothers and Children.

Qendra e 13-të ‘Klasat për Nëna’ e hapur tani edhe në Obiliq do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe psiqike, informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin e pas lindjes, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapolindurin, të ushqyerit e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës.

“Duke e marr parasysh rëndësinë që qasja në informata shëndetësore ka për shëndetin e gruas dhe fëmijëve, ne po angazhohemi që përmes Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas të jemi sa më afër prindërve të rinj në mënyrë që t’iu japim këshilla për një shtatzëni të shëndetshme dhe rritje sa më të mirë të foshnjes."

"Kjo qendër, në fokus të veçantë do të ketë komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas që jetojnë në Obiliq, ku edhe qasja e këtyre komuniteteve në shërbime shëndetësore është e limituar për shkak të kushteve socio-ekonomike” u shpreh Vlorian Molliqaj nga Action for Mothers and Children

Qendra Informuese në Obiliq është e hapur çdo ditë pune për të gjitha gratë e vajzat e Komunës së Obiliqit, si dhe partneret e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30) 

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)