23 Prill 2024

Gjysmë milion maska do të shpërndahen në 38 komuna të Kosovës

Prishtinë, 27 korrik - Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, në  një konferencë  për media kanë bërë të ditur se nga nesër do të bëhet shpërndarja e 500.000 maskave, 30.000 dezinfektueseve, 5000 kominosheve dhe 10.000 mantilave në 38 komuna të Republikës së Kosovës.

Kjo shpërndarje do të bëhet në bazë të kriterit të popullsisë për komunë dhe sipas urgjencës që e përcakton Ministria e Shëndetësisë.

"Falënderoj prof.Arianit Shehun për angazhimin e tij, popullin e Jordanisë dhe oborrin mbretëror të Mbretit Abdullah për ndihmën gjeneroze që na ofruan", ka thënë zëvendë​skryeministri Besnik Tahiri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)