28 Mars 2024

Gjilani vazhdon me shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit

Gjilan, 11 maj - Pas nëntë rasteve të reja të konfirmuara me Covid-19, Komiteti emergjent për menaxhimin për preventimin e përhapjes së virusit, nën udhëheqjen e Lutfi Hazirit, ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm, në orët e vona.

Në këtë takim është vlerësuar që situata është nën kontroll, derisa personat e prekur, të cilët janë nga qyteti, janë në vetizolim.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se është domosdoshmëri që të shtrëngohen masat, pas rasteve të fundit.

Ai ka apeluar qytetarët që të mos dalin pa nevojë, sepse në këtë mënyrë, potencialisht mund ta rrezikojnë vetëveten, familjen, lagjen dhe qytetin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)