20 Janar 2021

Gjilani shënon rënie të lehtë të rasteve me Covid-19

Gjilan, 3 shtator – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e Komitetit të Emergjencave për parandalimin e pandemisë globale pas vlerësimit të gjendjes, ka kërkuar angazhimin maksimal të qytetarëve dhe të gjitha institucioneve për respektim të masave mbrojtëse, për të ulur trajektoren e Covid-it në Gjilan.

Nënkryetari Ismajli vazhdimisht apelon për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, por siç ka marrë një shembull ai, nëse këto masa nuk respektohen nga qytetarët, nga sektori privat dhe të gjithë ne, atëherë mund të ketë pasoja të cilat vështirë riparohen.

“Gjendja me Covid-19 në Gjilan po vazhdon me një rënie të lehtë të rasteve. Duhet vëmendje e përbashkët dhe përkushtim në respektim të masave mbrojtëse. Ekonomia lokale ka shënuar një regres të madh, prandaj nëse nuk respektohen masat mbrojtëse sot, nesër mund të kemi përkeqësim të gjendjes, rritje të infesktionit, apo edhe mbyllje sikur muaj më parë. Atë nuk e duam sepse problemet pastaj janë të riparueshme shumë vështirë dhe gjendja ekonomike e sektorit privat e rënduar shumë. Shëndeti publik është angazhimi ynë i parë dhe për këtë duhet mbështetje e përgjithshme”, ka thënë ai mes tjerash.

Për ndryshe, në bazë të statistikave zyrtare të konfirmuara nga IKSHPK, bëhet e ditur se nga gjithsejt 867 raste positive të rezultuara në Gjilan, janë shëruar plotësisht 681 raste, derisa aktiv mbeten 147 raste prej tyre 44 janë të hospitalizuar dhe të vdekur janë regjistruar 49 raste. Mostra në pritje janë 22. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. (Brezovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës. (Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë, ora 16:00)