05 Qershor 2020

Gjilani pranon një respirator nga dr. Gazmend Boshnjaku

Gjilan, 6 prill - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismajli dhe drejtori i QKMF-së, dr. Fejzulla Berisha, kanë pranuar donacion një respirator nga dr. Gazmend Boshnjaku nga Gjakova.

“Ky respirator ka qenë i domosdoshëm, sidomos në kohën e pandemisë dhe emergjencave. Ndihma në ditë të vështira është më e vlerësuara gjithmonë dhe në emër të qytetarëve ju falënderojmë shumë”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Kurse, dr. Gazmend Boshnjaku ka kërkuar nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që në këtë kohë pandemie të ndihmojnë njerëzit e institucionet me mundësitë e tyre.

“Nuk është ndonjë ndihmë shumë e madhe, por besoj që do t’i ndihmojë QKMF’së. Është terapi që i jepet çdo pacienti me probleme respiratore, është aparat i përshtatshëm dhe më vjen mirë që ia kam sjell Gjilanit”, ka thënë ai.

Fjalë falënderimi në këtë ngjarje pati edhe drejtorit i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, dr. Fejzulla Berisha, i cili theksoi se kjo pajisje do t’iu shërbej shumë për nevoja të pacientëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)