27 Shtator 2020

Gjilani në mbështetje të regjionit kundër Covid-19, mbështet edhe Ranillugun

Gjilan, 25 mars - Në vazhdën e takimeve të vazhdueshme me regjionin e Anamoravës, sot, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, kanë vizituar Komunën e Ranillugut dhe i kanë dhënë mbështetje me masat mbrojtëse për shërbimet emergjente që jepen për qytetarët në këtë komunë.

Nënkryetari Ismajli ka thënë se në takim me kryetarin Vladica Aritonović, kemi konfirmuar angazhimin maksimal për ta tejkaluar këtë gjendje me ballafaqim të përbashkët si regjion i Anamoravës.

“Pas përkrahjes për Komunën e Vitisë dhe Parteshit, ne po i ofrojmë mbështetjen me material mbrojtës edhe Komunës së Ranillugut, një mbështetje kjo simbolike, për të konfirmuar se jemi së bashku në tejkalim të gjendjes."

"Kryetarit Aritonović, i theksova faktin, se kryetari Haziri, si autorizues regjional i komunave të Anamoravës, për menaxhim dhe vlerësim të situatës me Koronavirus, do të punojë fuqishëm në marrjen e vendimeve të përbashkëta për menaxhim të çdo lloj situate të papritur."

"Vazhdojmë të jemi në mbështetje të përbashkët për ta luftuar armikun e padukshëm, të cilit ende nuk po i dihet jetëgjatësia e veprimit të tij”, ka thënë ai mes tjerash.

Komuna e Gjilanit këtë pandemi e ka marrë me seriozitet maksimal duke mobilizuar të gjitha institucionet dhe në këtë rast edhe gjitha komunat e regjionit të Anamoravës. ​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)