24 Prill 2024

Gjilani konfirmon rënien e rasteve aktive dhe të të hospitalizuarve me COVID-19

Gjilan, 30 shtator - Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, e cila është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.

Numri dy i Gjilanit, i cili tash e gjashtë muaj po udhëheq me operacionet, ka njoftuar për rënien e rasteve aktive me COVID-19 dhe të të hospitalizuarve.

Ismajli ka konfirmuar se tashmë janë vetëm 65 raste aktive me virus dhe 11 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm.

Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1015 të infektuar në total, 906 të shëruar plotësish dhe 44 të vdekur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)