19 Prill 2024

Gjilani ka aktualisht 538 raste aktive me COVID-19

Gjilan, 16 nëntor - Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor për vlerësimin e situatës me këtë virus.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se Gjilani ka aktualisht 538 raste aktive me COVID-19.

Në emër të Komitetit, ai ka apeluar qytetarët që ta rrisin kujdesin në kohën kur është rritur infeksioni në Gjilan dhe në nivel vendi, që përfshinë rregullat bazë si bartja e maskave, mbajtja e distancës e pastrimi i duarve.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: Nga 5923 mostra, 2060 persona kanë rezultuar pozitivë në total, 1461 të shëruar, 538 raste aktive, 62 të vdekur, 74 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)