24 Prill 2024

Gjilani ka aktualisht 382 raste aktive me COVID-19, apeloj për kujdes të shtuar

Gjilan, 7 dhjetor - Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku është bërë vlerësimi gjendjes me virusin për vikendin.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se kjo komunë ka aktualisht 382 raste aktive, duke apeluar të gjithë qytetarët që t’iu përmbahen masave anti-COVID-19, bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienën personale, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: Nga 7058 mostra, 2802 kanë rezultuar pozitivë, 2338 janë shëruar, 82 pacientë e kanë humbur betejën, 382 raste janë aktive, 66 të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim dhe 71 mostra në pritje për rezultat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)