19 Prill 2024

Gjilani ka aktualisht 326 raste aktive me COVID-19

Gjilan, 10 mars - Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.  

Ismajli ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 326 raste aktive, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14076 mostra, 4016 kanë rezultuar pozitivë, 3578 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 326 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 68 persona dhe 312 mostra në pritje për rezultat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)