19 Nëntor 2017

Gjatë vitit 2016, në QKUK janë operuar 22 610 pacientë

Prishtinë, 6 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Shëndetësisë për vitin 2016.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë dhe shkallës së arsimimit; të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK); aktivitetet e spitaleve të përgjithshme; vizitat mjekësore në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF); shërbimet paraklinike; të dhënat për të sëmurët me TBC; për sëmundjet ngjitëse në Kosovë, etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2016 numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi, në sektorin publik, ishte 14 048 persona, prej tyre 3 626 ishin mjekë specialistë, 8 950 infermierë dhe 1 472 staf jomjekësorë.

Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje në institucionet shëndetësore publike ishte 2 514. Ndërsa, në spitalet private janë trajtuar rreth 509 raste.

Gjatë vitit 2016, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 74 728 pacientë të shtrirë, ku nga këta pacientë të shtrirë, 22 610 pacientë janë operuar.

 Ndërkohë, që janë realizuar rreth 1 002 173 shërbime të veçanta dhe diagnostike për pacientë, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer 1 146 209 për 293 731 pacientë.

Gjithashtu, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) janë realizuar rreth 58 891 vizita kontrolluese; 188 155 shërbime stomatologjike dhe 91 355 shërbime për pacientët jashtë Prishtinës.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 333, prej tyre 26 spitale dhe 1 307 institucione të tjera shëndetësore, si: ambulanca, poliklinika etj. Numrin më të madh të ambulancave të licencuara e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 549, ose 29.5% të institucioneve të licencuara private.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2017 - Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas votimit do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit për kryetar në 19 komuna dhe rivotimin për kryetar të komunës së Parteshit. (Qendra e Votimit 1907E në Fakultetin Teknik, ora 07:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 8:00)

 - Kongresmenit amerikan, Eliot Engel do të vizitojë qendrën e thirrjeve të Demokracisë në Veprim. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:00)

- Deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti  voton Fakulteti Juridik  të Universitetit te Prishtinës. (Qendra e votimit 1913E, Vendvotimi - 1913E/03R , ora 9:00)

- Kongresmeni amerikan, Eliot L. Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të pritet nga anëtarët e KQZ-së dhe me pas do të japin nga një deklaratë para gazetarëve. (Selia e KQZ-së, ora 9:20)
 
- Demokracia në Veprim mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vend votimëve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, voton në shkollën fillore “Çajupi”. (Mitrovicë, ora 9:30)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri voton në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. (Gjilan, ora 9:45)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit Sami Kurteshi voton në Gjilan. (Shkolla fillore "Selami Hallaqi", ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë  në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Shkollë fillore "Faik Konica". (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/01R, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka voton në Prizren. (Shkolla e mesme  "11 Marsi", ora 11:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera voton në Podujevë. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra voton në Kaçanik. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 10:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri voton në Shkollen fillore "Faik Konica" ne Prishtinë. (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/09D në objektin e shkollës, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 11:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj do të votojë në shkollën fillore Faik Konica. (Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 12:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati voton në Kamenicë. (Gjimnazi “Ismail Qmali”, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban konferencën e radhës për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën do të flasin Nënkryetari dhe deputeti, Dardan Sejdiu. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen "Arbëria", ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 15:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 16:00)

- E Diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor me c'rast behët ndezja e qirinjëve, në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente trafiku. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 17:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e tretë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 19:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 19:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 20:00)