16 Janar 2021

Gjatë 24 orëve të fundit shtohen 61 raste me koronavirus dhe 2 viktima

Prishtinë, 20 shtator - Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po ashtu ka njoftur se brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, 1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.

Numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.  

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë  Skenderaj dhe Suharekë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Dhjetor 2020

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Financimi i partive politike në Kosovë: Cilat janë problemet kryesore që po dëmtojnë transparencën dhe integritetin e financimit gjatë proceseve zgjedhore?”. (Hotel Sirius, ora 11:00)